LUSHNJE - Një tjetër dramë familjare është denoncuar sot pranë televizionit A1Report. Një 21 vjecare memece dhe me probleme mendore është abuzuar seksualisht dhe si pasojë ajo ka mbetur shtatzënë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grabian të Lushnjës dhe fëmija i ngjizur nga ky abuzim ka lindur vetëm dy ditë më parë i gjinisë mashkull.

Denoncimin publik për këtë skandal e bën në A1Report babai i 21 vjecares Etem Harixhiu. Ai shprehet se ata nuk e kanë kuptuar se vajza ishte shtatzënë, por vetëm kur ajo ka shkuar në muajin e 7. Pas lindjes ne kushtet e shtepise 21 vjecarja ka identifikuar një person në lagjen e tyre si babin e fëmijës, emrin e të cilit Etemi nuk pranon ta bëjë publik. 

Etem Harixhiu thotë naten kur lindi 21 vjecar, e kanë dërguar vajzën në spitalin rajonal te Lushnjes, kanë qënë mjekët ata që njoftuan policinë për këtë abuzim. 
 

babai
banesa

Fëmija i lindur shtatanik ndodhet në inkubator në jetimore në kryeqytet, ndërsa Etem Harixhiu shprehet se policia duhet të gjejë autorin e këtij abuzimi dhe të mbajë përgjegjësi penale. Ai kërkon ndihmën e shtetit në mënyrë që ai të kujdeset për vajzën e tij dhe pjesën tjetër të familjes, pasi nuk ka mundësi ekonomike.

21 vjecarja
(Në foto: 21-vjeçarja e abuzuar)

Redaksia online
(F.M/Shqiptarja.com)