LUSHNJË - Një ditë pasi gjykata vendosi masën e sigurisë arrest me burg për Drejtoreshën e Drejtorisë Arsimore Rajonale në Lushnjë, Liza Tabaku, Prokuroria e këtij qyteti u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve, kryesisht ata mësueve dhe atyre që kanë aplikuar për një punë të tillë, që denoncojnë rastet kur ajo u ka marrë, apo kërkuar ryshfet.
Prokuroria e Lushnjës bën me dije se çdo kush që do të dëshmojë rastet e korrupsionit lidhur me çështjen ndaj Liza Tabakut, do të jetë imun dhe ndaj tyre nuk do të ngrihet asnjë akuzë.

Drejtoresha e DAR Lushnjë, Liza Tabaku u arrestua për korrupsion pasiv, ndërkohë që djali i saj, Xhanluka Bakiasi dhe një mësues fizkulture Rigert Zeneli, janë arrestuar si sekserë të saj.
Nga hetimet paraprake rezulton se Bakiasi dhe Zeneli duke folur në emër të Liza Tabakut kanë qenë në negociata për emërimin dhe mosshkarkimin e rreth 20 mësuesve kundrejt shpërblimit të shumës nga 3000-5000 euro.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO