Një baba së bashku me të birin janë arrestuar ditën e djeshme për ushrim dhune ndaj njëri-tjetrit.

I ati Avni Kërçuku, 60 vjeç dhe i biri Aleksandër Kërçuku, 31 vjeç janë banues në lagjen “18 Tetori” në qytetin e Lushnjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier bëjnë me dije se arrestimi u krye pas kapjes në flagrancë të dy shtetasve për ushtrim të dhunës fizike si dhe psikologjike ndaj njëri tjetrit.

Gjithashtu materialet i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Dhunë në familje" parashikuar nga Neni 130/a i Kodit Penal.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com