Një 26-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lushnjes pasi grabiti nën kërcënimin e armës rreth 20 mijë lekë të reja në një magazinë. Ngjarja ndodhi dje në fshatin Fiershegan të Lushnjes ndërsa magazina mësohet se është në pronësi të Izet Myzeqarit. Grupi i ngritur për hetimin e ngjarjes, pas veprimeve procedurale bëri të mundur arrestimin e autorit, 26-vjeçarit Endri Skraqi.