LUSHNJË - Godina që shikoni në pamje është e shkollës 9– vjeçare, “Foto Puka”, në qytetin e Lushnjës.
 
Ajo çfarë bie në sy përveç mungesës së restaurimit të shkollës, janë hapësirat e pakta të saj.
 
Shtëpitë e banimit kanë pushtuar oborrin e shkollës, duke privuar nxënësit nga hapësirat që u takojnë.
 
Sikur të mos mjaftonte disa prej banorëve, oborrin e shkollës e përdorin edhe si tokë për të mbjellat e tyre.
 
Pamjet e fokusuara nga kamera e televizionit, A1 Report, nuk kanë nevojë për koment, teksa tregojnë shumë për panoramën në ambientet e kësaj shkolle.
 
Viti i ardhshëm shkollor është në prag, teksa edhe këtë vit nxënësit duhet të mësohen me faktin se hapësirat që u përkasin atyre janë të zaptuara.
 
Bashkia e Lushnjës dhe drejtoria arsimore janë vendosur në dijeni të këtij fakti por ende nuk kanë marrë asnjë mase për zgjidhjen e këtij problemi.
 
Ndërkohe të zotët e banesave pranë shkollës refuzojnë të flasin për kamerat lidhur me këtë situatë.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)