LUSHNJE - Në përkujtim të 1 vjetorit të vdekjes së artistes së njohur, Vace Zela, janë kryer homazhe në kinoteatrin e qytetit të Lushnjes, i cili mban edhe emrin e këngëtares.

Familjarë, të afërm, kreu i bashkisë Lushnje Fatos Tushe, nënprefekti Ilir Dervishi si dhe drejtues të tjerë vendorë kanë marrë pjesë në homazhet për nder të artistes së madhe.

Homazheve i janë bashkangjitur qytetarë të shumtë Lushnjar por edhe nga rrethet e tjera. 

Këngëtarja e njohur ndërroi jetë në moshën 75-vjeçare në shtëpinë e saj në Basel të Zvicrës në 6 shkurt të 2014.

vace zela

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)