LUSHNJE - Gjashtë muaj pas lirisë, anëtari i bandës së Lushnjes ka rënë sërish në prangat e policisë pasi u kap në qendër të Lushnjes me një armë me fishek në gojë. Alban Semaku (ne foto) u arrestua në zonën e unazës së qytetit të Lushnjes me armë zjarri tip Zastava me fishek në gojë, çka përfshin rrezikun e një vrasje të mundshme.
 
Semaku ka qenë i dënuar për vrasje si anëtar i bandës së Lushnjes, ndërsa kishte fituar lirinë vetëm gjashtë muaj më parë. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)