Lushnje, lihet përgjysëm rruga e
Stravecit, punime veç për fushatë

Lushnje, lihet përgjysëm rruga e<br />Stravecit, punime veç për fushatë
LUSHNJE – Vetëm një muaj zgjatën punimet për rikonstruksionin e rrugës Tërbuf-Stravec – Gërmenj në rrethin e Lushnjes dhe menjëhërë pas zgjedhjeve, ato u ndërprenë për mungesë fondesh.
 
Në këtë rugë kishte 30 vjet pa u bërë asnjë rikonstruksion, por duket se edhe pse pritën kaq gjatë, banorët sërish qenë pa fat. Firma kontraktore, menjëhërë pas zgjedhjeve, largoi të gjithë mjetet dhe punëtorët.  
 
Edhe ai pak investim që u bë, tani është duke shkuar dëm, pasi faktorët atmosferikë dhe njerëzore po e rrënojne dita-ditës.
 
Ndërprerja e punimeve, përveçse problemit që u shkakton në qarkullim, banorëve të   shtatë fshatrat që lidhen nga ky segment,përbën një pengesë serioze për tregtimin e prodhimeve bujqesore dhe blegtorale.
 
Banorët e zonë tashmë ndihen të braktisur si në një ishull dhe të izoluar për shkak të rrugës. Ata shpresojnë shumë në rinisjen e punimeve, si kërkesë urgjente e këtij komuniteti në prag të dimrit.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Homazhet për Bejkush Birçen, nderohet nga ish-futbollistë, trajnerë e drejtues klubesh! Marko: Ikja e tij la zbrazëti në futbollin shqiptar

Homazhet për Bejkush Birçen, nderohet nga ish-futbollistë, trajnerë e drejtues klubesh! Marko: Ikja e tij la zbrazëti në futbollin shqiptar