Ministri i bujqësisë Edmond Panariti i shoqëruar nga deputeti Erion Braçe dhe drejtues të bujqësisë së qarkut Fier e Lushnje morën pjesë në fillimin e dezinsektimit të tokave bujqësore kundër karkalecit.
Janë rreth 2 mije hektarë toke bujqësore të kultivuara me kultura të ndryshme që janë të infektuara rëndë nga kolonitë me karkaleca.
Ministri i Bujqësisë tha se ministria do të ndihmojë fermerët duke dezinsektuar tokat deri ne zhdukjen e insektit dëmtues.
"Ne jemi këtu për të filluar tashmë një goditje frontale të karkalecit. Kemi biseduar natyrisht me firmën e cila ka edhe pajisjet, teknologjinë por kërkohet njëkohësisht mobilizim i të gjitha strukturave të ministrisë së drejtësisë duke filluar që nga drejtoria e bujqësisë së qarkut.
Bordi i kullimit i cili do te jenë në funksion absolut vetëm të këtij qëllimi. Shfarosjen e karkalecit në këtë sipërfaqe të infektuar e cila i kapërcen 2000 hektarë,"- u shpreh Panariti.
Panariti gjithashtu shtoi se do të mbrohen prodhimet e fermerëve duke rritur akcizën për produktet e importit.
/Shqiptarja.com

VIDEO