Një i ri 33 vjeçar është arrestuar nga policia në Lushnje, pasi është përfshirë në një aksident automobilistik.

Bardhi Mëhilli banues në Lushnje teksa ka qenë duke drejtuar makinën e tij “Ford Fiesta”, ka përplasur një 64 vjeçar i cili po lëvizte me biçikletë.

64 vjeçari Th.Ll i cili banonte në fshatin Krutje e Sipërme ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë shtetasit:
 
1.Bardhi Mëhilli, 33 vjeç, banues në fshatin Zhymë, Lushnje, pasi:
 
Në rrugën Krutje-Pushimi i shoferit, duke drejtuar automjetin tip “Ford Fiesta” me targë AA 564 EO, është përfshirë në aksident automobilistik me drejtuesin e biçikletës shtetasin Th.Ll, 64 vjeç, banues në fshatin Krutje e Sipërme, Lushnje, i cili ndodhet në spitalin Lushnje nën kujdesin e mjekëve.
(Neni 290 i Kodit Penal).

Redaksia Online
E.S/ shqiptarja.com