LUSHNJE - Dy efektivë policie kanë mbetur të plagosur gjatë orëve të mbrëmjes së sotme pasi janë plagosur nga dy persona gjatë një kontrolli për dokumentacionin e një automjeti.
Ngjarja është regjistruar në aksin e autostradës që lidh Lushnjën me qytetin e Fierit ku ishte ngritur një patrullë. Pasi kanë vënë re shpejtësinë tej normave të lejuara me të cilën udhëtonte një automjet, policët kanë bërë shenjë që të ndalet.
Menjëherë pas këtij momenti efektivët e policisë kanë hasur në dhunën e dy personave që ndodheshin në makinë. Autorët goditën fillimisht makinën e policisë dhe më pas u konfrontuan fizikisht me policët. Si pasojë efektivët Berti Memaj dhe Marenglen Lula të qëlluar me mjete të forta nga dy personat, kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital.
Pas ngritjes së postblloqeve për kapjen e autorëve policia bëri të mundur arrestimin e tyre si dhe sekuestrimin e makinës.
Sipas hetimeve paraprake mendohet që dy autorët të ishin në gjendje të dehur dhe me precedentë të mëparshëm penalë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com