Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë mbrëmje në fshatin Fier-Shegan, ku i plagosur ka mbetur 31 vjeçari Mario Arapi, banues në Tiranë
Konflikti ka ndodhur për një parakalim ku janë gërvishtur makinat e të plagosurit dhe autorëve. Kjo ka bërë që ata të dalin nga mjetet e tyre dhe të zihen, ku nga konflikti një nga autorët, i paidentifikuar ende, ka nxjerrë armën dhe e qëlluar 31-vjeçarin.
Ai është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve e aktualisht është jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Lushnjes.
Policia njofton se po punon për të identifikuar dhe kapur dy autorët si dhe janë ngritur edhe pika kontrolli në akset rrugore.
Hajvanet osmanisht kafshet shqip po pse I paguajn sigurimet!!!!!!!!! Insing e c t j
Përgjigju