LUSHNJË - Këtë vit edhe pse ka nisur i vështirë mësimi për shkak të kushteve në të cilën ndodhet shkolla 9-vjeçare “Thanasaj”, nxënësit e saj janë ulur në banka me shpresën se vitin e ardhshëm, ajo do të ketë ndryshuar tërësisht.
Falë një projekti të financuar nga qeveria 150 nxënësit e shkollës 9-vjeçare në Thanasaj të Lushnjës shumë shpejtë do të kenë një shkollë të rikonstruktuar totalisht.
Vetë drejtori i kësaj shkolle, Dashurim Sula, shprehet që në tetor nisin punimet, pasi fondi është lëvruar dhe është përzgjedhur firma zbatuese e projektit.
“Sivjet flasim me besim të plotë se shkolla do bëhet me standarde të mira evropiane. E them me bindje sepse sot ishim në takim me kryetarin e komunës. Çdo gjë është rregulluar fondet kanë ardhur.”-tha drejtori i shkollës “Thanas”, Dashurim Sula.
Shkolla 9-vjeçare në Thanasaj prej vitesh ka qenë në hartën e zezë të Drejtorisë së Shëndetit Publik si një shkollë që nuk plotëson asnjë kusht higjeno-sanitar për zhvillimin e mësimit. Edhe sot specialistë të kësaj drejtorie kanë qenë në këtë shkollë për të parë kushtet e godinës.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO