LUSHJE - Arrestohet 32-vjeçari në Lushnje, për shkak të një aksidenti që shkakoi gjatë drejtimit të automjetit të tij. Nga aksidenti u la një i vdekur.

Ngjarja ka ndodhur paraditën e sotme në afërsi të fshatit “Krutje e poshtme” në vendin e quajtur Fier i Ri, të Lushnjes. Shtetasi me të dhëna: Serjan Arapi, 32 vjeç, banues në Lushnje, ka qenë duke drejtuar mjetin tip “Benz” kur ka përplasur shtetasin me të dhëna: A.S, 42 vjeç, banues në fshatin Krutje, i cili në ato momente po lëviste me biçikletën e tij.

Viktima nuk ka mundur t’i bëjë ballë përplasjes dhe si pasojë  ka ndërruar jetë.

Policia ka mbërritur në ngjarje dhe 32-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje ku po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

aksident lushnje
Makina që shkaktoi aksidentin

aksident lushnje
Biçikleta me të cilën udhëtonte viktima

aksident lushnje
Trupi viktimës në vendin e ngjarjes