Lushnjë/ Tentoi të kalonte rrugën, fugoni përplas për vdekje të moshuarën! Shoferi i tronditur me bluzën me gjak, vë duart në kokë (VIDEO)

Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin Lushnje-Berat, ku një e moshuar ka humbur jetën. 70-vjeçarja po tentonte të kalonte rrugën, për të shkuar te toka bujqësore, ndërsa është përplasur për vdekje nga një fugon mallrash me targa  AA328LZ . E moshuara edhe pse është transportuar me urgjence për në spitalin e Lushnjës nuk ma mundur t'i mbijetoje plagëve.

Aksidenti ka ndodhur në mesditë në afërsi të fshatit Karbunarë, ndërsa drejtuesi i fugonit A. Z., është shoqëruar në polici.

Në pamjet që Report Tv disponon nga vendi i ngjarjes dallohet se shoferi është mjaft i tronditu pas aksidenti duke vënë duart në kokë, ndërsa bluza e tij është bërë me gjak duke ndihmuar të moshuarën, e cila fatkeqësisht nuk mundi të mbijetojë.

Ky segment rrugor mbetet shumë problematik dhe cilësohet si 'pikë e zezë' pasi kalimi për në tokat bujqësore, fermerëve nuk u është siguruar asnjë mbikalim duke u bërë shkak i aksidenteve të tilla tragjike.

Një aksident i ngjashëm ndodhi edhe disa muaj më parë kur një i moshuar teksa kalonte rrugën me karroce me gomar u përplas për vdekje.

1631702983_SHOFER1.jpg

1631702991_SHOFERI.jpg

1631703007_lushnje3.jpg

Foto nga aksidenti dhe drejtuesi i mjetit

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Njoni: 15/09/2021 10:52

    Gjynah shoferi ..ca faji ka shoferi ketu qe shoqerohet atje ka frik makina nga njerzit! kurse në te gjith boten ka frik njerzit nga makina.. nuk ka me thjesht se kaq .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Pagoi Nuredin Dumanin që t'i vriste gruan, Prokuroria kërkon 6 vite e 6 muaj burg për ish avokatin Alban Bengasi

Pagoi Nuredin Dumanin që t'i vriste gruan, Prokuroria kërkon 6 vite e 6 muaj burg për ish avokatin Alban Bengasi