Lushnjë- Zbardhen momentet e sulmit dhe dhunës barbare të dy të rinjve ndaj një 43-vjeçari me aftësi të kufizuara në të dëgjuar dhe në të folur, ngjarje e ndodhur më 20 mars në Lushnjë dhe e denoncuar në media.
Në pamjet e siguruara nga Report TV dhe Shqiptarja.com shihet çasti kur dy agresorët sulmojnë pa asnjë shkak Fabjol Hysin, i cili mbeti i plagosur rëndë, ka dëmtime në kokë nga goditjet dhe ndodhet te Trauma.
Ato janë shkëputur nga filmimet e kamerave të sigurisë në zonë, që tashmë janë edhe provë materiale e Prokurorisë.
Fillimisht një prej tyre e godet me diçka të fortë, teksa 43-vjeçari përpiqet të mbrohet dhe tërhiqet pas. Duke u përpjekur të shpëtojë, ai ndiqet dhe goditet derisa vihet përtokë nga agresorët dhe dhunohet pa mëshirë.
Përpjekja e tij për t’u mbrojtur ishte e kotë, pasi dy autorët e lanë pa ndjenja në rrugë dhe u larguan me vrap.
Gjykata e Fierit i ka lënë në burg 20-vjeçarin Irdi Nasufi ,si dhe ka caktuar detyrim paraqitje për 17-vjeçarin me iniciale E.K., pasi policia i arrestoi. Autorët kanë pranuar fajësinë gjatë masës së sigurisë në Gjykatën e Fierit.
Fabjol Hysi, 43-vjeç është sulmuar brutalisht nga dy të rinjtë teksa kalonte në rrugë, pranë xhamisë së Lushnjës. Ata e kanë goditur me grushte dhe gurë, duke i shkaktuar plagë në kokë e trup. Fabjol Hysi ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, në shërbimin e Neurologjisë. Mjekët thanë se është në gjendje stabël, por nuk ka kaluar ende rrezikun për jetën.
Sipas autorëve, 43-vjeçari i ka ofenduar, por dëshmia e tyre është marrë me rezerva nga hetuesit, pasi ai është me aftësi të kufizuara në të folur dhe dëgjuar, duke u rrëzuar kjo alibi.
Policia e Lushnjes ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë, për të zbardhur dinamikën e plotë të kësaj ngjarje të rëndë, ku pre e dhunës ka rënë 43-vjeçari me aftësi të kufizuara.
Gjithashtu Policia e Fierit mohoi akuzat se ka tentuar të fshehë dhunimin e 43-vjeçarit.
A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
73.6%
-
Pak
20.2%
-
Nuk kam mendim
6.1%
Vota total: 781
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shtohen sëmundjet malinje në Fier, 120 pacientë për 3 muaj! Mjekja: Gratë dhe burrat mbi 40-vjeç duhet të kryejnë kontrolle
27 Mars, 16:18
-
Koço Kokëdhima dhe trajneri Maringlen Kule fjalor të pahijshëm dhe presion në ndeshjen e femrave, presidenti i Apolonisë nën hetim: Jepja në tavolinë bq m*** (VIDEO)
27 Mars, 10:09
-
Fier/ Incident në ndeshjen e futbollit Apolonia-Gramshi për femra, Koço Kokëdhima shtyn dhe kërcënon gjyqtarin! Takimi duhej ndërprerë, por u rinis pas presioneve? (VIDEO)
26 Mars, 18:50
-
Vlorë/ Zjarri shkrumbon lokalin në Novoselë, dëme të shumta materiale! Shkak dyshohet shkëndija elektrike (VIDEO)
25 Mars, 19:40
-
Dy të rinjtë dhunuan burrin me aftësi të kufizuara në të folur e dëgjuar në Lushnjë, 43-vjeçari vijon të jetë në gjendje të rëndë te Trauma
25 Mars, 10:24
-
Berat/ Plagoset me thikë klienti i moshuar në një lokal, autori arratiset! I dëmtuari dërgohet në spital, dëshmitarët: Kërkoi një person dhe shau klientët (EMRAT)
24 Mars, 20:39
-
Avokati nga Fieri, Kastriot Dyrmishaj agjëron prej 25 vitesh: Vajzën e përjashtuan nga shkolla prej shamisë, sot vizitojmë Mekën familjarisht (VIDEO)
24 Mars, 16:06
-
E rëndë në Lushnjë/ Kamerat e sigurisë filmuan dhunën e dy të rinjve ndaj burrit me aftësi të kufizuara në të folur e dëgjim! 43-vjeçari rëndë tek Trauma
24 Mars, 12:40
-
Pjalmimi me bletë, teknika e re që po përdoret në perime nga çifti i fermerëve në Zharrëz, u kthyen nga emigrimi (VIDEO)
23 Mars, 13:03
-
Gazment Bardhi nga Patosi: Banorët në Zharrëz do kompensohen për frymë për ndotjen e ajrit! Askush nuk do guxojë të abuzojë me ta
22 Mars, 20:53
-
Elbasan/ Lejuan aktivitetin pa licencë të familjarit, nën akuzë 2 policët babë dhe bir! Në pranga 25-vjeçari që drejtonte lokalin, viheshin dhe baste sportive
22 Mars, 16:05
-
Basha në Fier, prezanton kandidatët: Koalicioni Euroatlantik krah SPAK-ut për t’i shkuar deri në fund luftës kundër korrupsionit
22 Mars, 14:21
Keta barbona duhet te denohen me nga 15 vjet burg dhe ta shohin pastaj sa te forte jane plerat e ndyre
PërgjigjuEh kur jane bere dhe keta lepujt e lushnjes kaq te eger ... vaj medet. Dhunohen njerez me aftesi te kufizuara ne mes te qytetit, cfare brez adoleshentesh po ritet?! Te jem i sinqerte ketyre adoleshenteve te sotem po nuk ju a hengre koken me zdrug qe tashti, sidomos qoshet, behen shume te rezikshem dhe ne nje shoqeri te kalbur deri ne palce si e jona, e edukim familjar joegzistente, nuk eshte cudi te kthehen kriminele brenda nje momenti. Kjo ju kushton jeten ose burgun pastaj, ska rendesi se si rrotullohen zaret e fatit.
Përgjigju