LUSHNJE-Përplasen zetori me motorin në Lushnje, për pasojë vdes njëri nga drejtuesit.

Aksidenti u regjistrua mbasditen e  kësaj të mërkure rreth orës 17:00, në aksin rrugor Divjakë-Çermë, në fshatin Shën e Premte.
 
Drejtuesi i mjetit zetor, shtetasi A.A, 34 vjeç, banues në fshatin Çermë, si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në orën 18:55 në reanimacionin e Spitalit të Lushnjes.
 
Ndërsa drejtuesi i mjetit motor, shtetasi I.T, 31 vjeç, banues në fshatin Shën e Premte, ndodhet në spitalin Lushnje nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
 
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com