Komisioneri evropian për Çështjet Ekonomike, Pierre Moscovici u kërkoi autoriteteve greke të pranonin një kompromis të arsyeshëm për të shmangur një "situatë katastrofike" pas një dështimi tjetër të bisedimeve mes Athinës dhe partnerëve të saj.
"I bëj thirrje qeverisë greke për tu rikthyer seriozisht në tryezën e negociatave", theksoi Moscovici. Duhet që pala greke të pranojë të bëjë kompromise të arsyeshme për të shmangur një situatë që do të ishte shumë katastrofike", theksoi ai./