Lustracioni, Berisha: Topi nuk
firmosi ligjin se s'do të vërtetat

Lustracioni, Berisha: Topi nuk <br />firmosi ligjin se s'do të vërtetat
TIRANE- Në "ditën e Kujtesës", Kryeministri Berisha sulmoi presidentin Bamir Topi duke e akuzuar se nuk firmosi ligjin e lustracionit, duke refuzuar, dënimin e urdhëruesve të ekzekutimeve pa gjyq në periudhën e komunizmit.

I pranishëm në aktivitetin e organizuar për nder të 22 intelektualëve të ekzekutuar pa gjyq për bombën në ambasadën ruse, më 26 shkurt të 1951, Berisha deklaroi:

“Rreth 5 vjet më parë dërguam në presidencë një përfaqësues duke besuar se i takon të djathtës, por ai refuzoi të firmosë ligjin për lustracionin.Nuk firmosi ligjin për të zbardhur të vërtetat për atë instituicion që ishte hanxhari që ekzekutoi këta burra dhe 5 mijë të tjerë."

Kryeministri Berisha riktheu në vëmendje një kabllogram të ambasadës amerikane të janarit 2009 të publikuar nga Wikileaks në janar të 2011, ku Topi i shprehte  Ambasadës Amerikane shqetësimet e tij në lidhje me ligjin si dhe frikën se Berisha do të organizojë një demonstratë kundër tij duke qëlluar institucionin me gurë.

“Topi tha nuk e ktheva se do më gjunin me gurë.. e kishte fjalën për ju apo për PD hajde merre vesh.”- deklaroi sot kryeministri Berisha, duke i kujtuar presidentit se nuk kishte firmosur ligjin e dosjes. 

BERISHA: TE MOS HARROJME KRIMET E HOXHES
Kryeministri i bëri apel shoqërisë për të mos harruar krimet e diktaturës së komunizmit dhe ekzekutimin e 22 intelektualëve e quajti “Ngjarjen më të shëmtuar të historisë së terrorit të regjimit të Enver Hoxhës”. "Sa më drejt t`i shohim të vërtetat tona aq më të sigurtë do të jemi në të ardhmen tonë.Ju ftoj të vazhdojmë përpjekjen tonë të drejtë, serioze për të nxjerrë në pah ata çka ne përjetuam në mënyrë që për brezat e ardhshëm të mos përsëritet më” theksoi Berisha.

LIGJI I LUSTRACIONIT
Ligji i dosjeve, ose ligji i dosjeve, hyri në fuqi më 14 janar të 2009. Presidenti Topi nuk u shpreh për ligjin e debatueshëm, duke zgjedhur rrugën e mesme, atë të mos rikthimit për rishqyrtim, por as duke dhënë miratimin e tij për hyrjen në fuqi të këtij ligji. Në nenin 84 të Kushtetutës, parashikohet pikërisht e drejta e Presidentit për të mos u shprehur për ligjin, i cili hyn në fuqi menjëherë pas kalimit të afatit 20 ditor.  Kundër këtij ligji ka qenë dhe Komuniteti Ndërkombëtar në Shqipëri, por edhe jashtë saj, pasi ngre shqetësime serioze kushtetuese. Madje, edhe njëri prej zyrtarëve të lartë të Shtëpisë së Bardhë, Daniel Fried pati një bisedë telefonike me Kryeministrin Berisha, për të mos e votuar këtë ligj. Ne shkurt te 2010, Komisioni i Venecias, organi këshillimor i Këshillit të Europës, e quajti ligjin për hapjen e dosjeve si një akt që dhunon Kushtetutën dhe ligjet shqiptare. Sipas juristëve, projektligji i paraqitur nga qeveria cenonte kushtetutshmërinë e institucioneve të pavarura dhe nuk garanton një hetim të paanshëm të figurave të zyrtarëve.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Franca dhe Gjermania arrijnë marrëveshje për “tanket e së ardhmes”

Franca dhe Gjermania arrijnë marrëveshje për “tanket e së ardhmes”