Luzi: Depolitizimi i komisionerëve
na çon drejt zgjedhjeve më cilësore

Luzi: Depolitizimi i komisionerëve<br />na çon drejt zgjedhjeve më cilësore
TIRANË – Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Lefterie Luzi e sheh depolitizimin e komisionerëve zgjedhorë si një element pozitiv që do të çojë drejt zgjedhjeve më cilësore. Në një prononcim për Report TV pas tryezës për reformën zgjedhore që organizoi KVV në prani të tre liderëve politikë Rama, Meta e Basha, kryetarja e KQZ-së tha se për herë të parë ndryshimet në Kodin Zgjedhor do të vijnë në kohë dhe jo në moment të fundit siç politika ka vepruar më parë.

“Ata sot relativisht deklaruan dhe ishin ne sintoni me njëri-tjetrin për pavarësinë e anëtarëve të komisioneve zgjedhore e cila mendoj unë është një pikë kyçe që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka punuar gjatë gjithë kohës me të gjithë donatorët dhe është një pikë kyçe e cila mendoj do ta ndryshojë komplet qasjen e procesit zgjedhor, pra duke pasur komisioner të pavarur mendoj se procesi zgjedhor i ardhshëm do të jetë shumë më cilësor se sa ato që kemi kaluar. Sigurisht e thash edhe një herë kjo konferencë e dha rezultatin e saj dhe sigurisht është në kohën e duhur pasi ndryshimet zgjedhore do të vijnë. Është ngritur një komision Zgjedhor pranë parlamentit, një komision i posaçëm dhe ndryshimet zgjedhore të Kodit Zgjedhor do të vijnë në kohën e duhur dhe jo ashtu sikurse më përpara ka treguar politika që i ka bërë në momentin e fundit kështu që le të shpresojmë të gjitha këto deklarata politike të përfundojnë dhe të jenë ndryshimet e ardhshme të Kodit Zgjedhor”, - u shpreh Lefterie Luzi.

Sot Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë mblodhi për herë të parë në një tryezë për reformën zgjedhore, kryeministrin Edi Rama, liderin e opozitës Lulzim Basha dhe kreun e LSI-së Ilir Meta. Ata paraqitën propozimet konkrete për të përmirësuar sistemin elektoral në Shqipëri, ndërsa ra në sy mungesa e Presidenti Bujar Nishani, edhe pse ky i fundit e kishte pranuar ftesën e KVV.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në fshatin 'Arshin Lengo', era favorizon përhapjen e flakëve

Gjirokastër/ Zjarr në fshatin 'Arshin Lengo', era favorizon përhapjen e flakëve