Lëvizja për Zhvillim Kombëtar ka mbyllur fushatën elektorale duke prezantuar edhe një herë vizionin e saj për pushtetin vendor. Kreu i kësaj force politike, Dashamir Shehu u shpreh se, e rëndësishme është që LZHK të ketë përfaqësi në këshillat bashkiakë për të zgjidhur problemet e komunitetit.

“Do të mbështesim çdo iniciativë të biznesit shqiptar që krijon më shumë vende pune dhe do të bëhemi promotorë për tërheqjen e investitorëve të huaj si arma më e fuqishme kundër papunësisë që ka mbytur vendin”, u shpreh Shehi.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)