Më 17 nëntor rikthehet FMN për të
vijuar bisedimet për 26 mln euro hua

Më 17 nëntor rikthehet FMN për të<br />vijuar bisedimet për 26 mln euro hua
Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar do të mbërrijë në Tiranë në 17 nëntor për të vijuar bisedimet që u lanë përgjysmë në muajin shtator. Lajmi bëhet i ditur nga burime brenda Ministrisë së  Financave.
 
Dy janë temat kryesore ku do të përqendrohen bisedimet. Së pari buxheti i shtetit, një draft i të cilit është miratuar tashmë nga qeveria dhe ka marrë dhe miratimin paraprak nga FMN.
 
Së dyti, do të diskutohet për realizimin e kritereve të performancës, që do të mundësojnë lëvrimin e këstit të prapambetur të kredisë së FMN-së dhe këstit të radhës, dizbursimi i të cilave pritet të bëhet brenda dhjetorit të këtij viti.
 
Misioni i FMN-së u largua në shtator, pa arritur në atë kohë një marrëveshje me qeverinë shqiptare, çka shtyu dizbursimin e transhit të tretë të huas prej rreth 26 milionë euro.

Redaksia online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)