Dhe të gjithë kemi parë në rrugët e Tiranës emra të ndryshëm noterësh. Të gjithë duan të tërheqin klientelë, të gjithë duan të marrin para...por kjo që po ju sjellim sot me foto është jashtë çdo parashikimi. Tabela notere që shihni në këtë foto i përket Diana Solisit.
Dhe sikurse mund ta merrni me mend ashtu sikurse shihet nga mbiemri, është bashkëshortja e mjekut, apo politikanit Leonard Solis. Po pse e kemi veçuar nga të tjerët do të thoni ju? Tabela që ka ngritur Diana Solis ka zënë gjithë rrugën, me një shtyllë të madhe, dhe emri është shumë më i madh sesa vetë gjithë tabela. E pra, për këtë bën dallim ndryshe nga të tjerët Diana Solis si notere.

Su/Shqiptarja.com