Të dielën në mbrëmje, gjithë rrjetet sociale ishin mbushur me komentet e qindra e qindra fansave që uronin qeverinë e re për detyrën e sapo marrë. Shprehnin emocione gëzimi, angazhimi, kontribuimi, emocione pjesmarrjeje, padurimi, pse jo sharjesh e fyerjesh për ata që do të iknin nga ato zyra, ironie madje edhe “makutërie”. I thashë të gjitha? Jo, jo, mund të kem lënë shumë prej këtyre gjendjeve shpirtërore që kishin mbushur rrjetet sociale, twitter, facebook, agjencitë online të lajmeve me komentet e qytetarëve e gjithçka tjetër.
E mbylla kompjuterin dhe zgjodha të lexoj pa e hapur televizorin, pavarësisht se më shtynte edhe mua një lloj kërshërie të shihja sesi e kishin pasqyruar mediat lajmin për fillimin e punës së kabinetit të ri qeveritar.
Por në fakt, parapëlqeva të zgjidhja pozicionin realist të çështjes. Pa emocione: Çfarë do të ndodhë me qeverinë e re dhe punët e saj.
Së pari, duhet që anëtarët e kabinetit qeveritar të tregojnë qytetari, thjeshtësi, durim, të jenë të mbarë dhe të barabartë si të gjithë ne në shoqëri. Larg butaforisë së treguar nga kabineti i djeshëm (në fund të fundit, kjo ishte një nga arsyet që njerëzit e humbën besimin te drejtuesit e PD, makina luksoze, telefona që binin e s’hapeshin; procedura korruptive etj). Psh, dje u ula në kafe me shefin e shtabit të një prej ministrave të rinj, i cili më tregonte jo pa mllef se ministri që kishte marrë detyrën, as denjonte t’i hapte telefonin, pavarësisht se kishin kaluar netë të tëra pa gjumë në përgatitje të zgjedhjeve.
Së dyti, duhet të qetësohen njerëzit. Eshtë e vërtetë se Rama u bëri të qartë se duhet të ketë durim, por njerëzit kryesorë, ata kontribuuesit e vijës së parë, të cilët u zgjodhën nga kandidatët për deputetë në detyrat kryesore të fushatës, janë të pasigurt. Të pasigurt se çfarë do të ndodhë nesër dhe si do të sillet qeverisja e re me ta. Nëpër kafene, të tregojnë në konfidencë, se ata nuk janë militantët e thjeshtë që presin të marrin ndonjë punë shoferi, por janë njerëzit e shkolluar, me dy a tre diploma, që kanë qenë edhe ndër strategët e fushatës në zona të caktuara, duke ndihmuar, edhe kandidatë që sot janë bërë deputetë, me nivel shkollimi pse jo më të ulët sesa ata. Për këta lloj njerëzish bëhet fjalë, që presin nga qeveria e re, të hedhë vështrimin drejt tyre, se fundja, për këtë gjë kanë punuar apo jo?
Së treti, duhet të ketë qetësim të administratës. Një armatë e tërë njerëzish që punojnë në zyrat e shtetit dhe që nuk e dinë nëse do të vazhdojnë të punojnë apo jo. Mirë është që qeveria e re të fillojë menjëherë nga puna për të kryer testimet që ka vendosur të bëjë: të lejojë të vazhdojnë punën profesionistët, dhe të heqë nga administrata ata të cilët e kanë fituar punën bazuar në klientelizëm, korrupsion, rryshfet, apo njohje të gjithëfarëllojshme.
Së katërti, mendoj se ka nevojë për reagime të dukshme, edhe për punëra të vogla. Unë e di shumë mirë ç’ka ndodhi dje në Tiranë, kur qindra e qindra qytetarë mbetën për orë e orë të tëra në trafikun kryeqytetas, duke sharë e ofenduar policët e trafikut, që në shumicën e rasteve, më shumë e ngatërronin çështjen, sesa e zgjidhnin atë. Sepse, që dita e djeshme, do të ishte dita e parë e shkollës, këtë e dinin dhe strukturat e policisë apo drejtuesit e tyre. Të cilët përpara se të tregoheshin aq shumë servilë përballë ministrit të ri të brendshëm, duhet të ishin vetë në terren, aty ku ishte bërë një mish- mash makinash ku gjithsecili mendonte për veten, dhe askush për të tërën.
Pas zgjedhjeve të 23 qershorit, shkrova një koment në facebook (dhe jo vetëm unë), ku i kërkonim drejtuesve të PS dhe policisë së shtetit të ndalnin vrullin e makinave e motorrave që bënin xhiro të shpejta nga Universiteti drejt Stacionit të Trenit, ndërsa shfaqnin gëzimin e pamatë të fitores së zgjedhjeve dhe me flamujt e PS rrezikonin jetën e qytetarëve apo aksidente me makina të tjera që donin të qarkullonin normalisht.
Sot qeveria e re nuk më emocionon. Do më emocionojë më shumë fillimi i punëve, dhe punëve të mira. Të vendoset sa më shpejt rend e rregull. Sepse këtë kërkojnë të gjithë, dhe pas kësaj qytetarët fillojnë e vendosin vetë edhe rregull në jetën e tyre.
Të ketë sa më shumë projekte sociale e punësimi. Të mos lihet në mes shkatërrimi urban që i është bërë këtij vendi, por tani, të vazhdojë me ritme më të shpejta; të rishikohen vendimet madhore të qeverisë në ikje për shfrytëzimin e pronës publike dhe të anulohen ato që janë të faktuara si korruptive. Dhe mbi gjithçka, të ndërhyhet tek sistemi arsimor. Nuk mund të ketë më statistika false për mesataren e shkollave 9-vjeçare apo gjimnazeve, sepse kështu i pëlqen ministrit apo kryeministrit. Kjo ka ndodhur në të shkuarën. Dhe nuk duhet të ndodhë më asnjëherë, nëse nuk duam të prishim të ardhmen e brezit që po rritet e shkollohet në Shqipëri.
(Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com