Më në fund, Arbana Osmani
jep lajmin që të gjithë kemi pritu

Më në fund, Arbana Osmani<br />jep lajmin që të gjithë kemi pritu
Arbana Osmani ka dhënë lajmin që një Shqipëri e tërë ka pritur të dalë nga goja e saj. Moderatorja e Top Channel nëpërmjet një postimi në Instagram ka deklaruar se do të rikthehet në prezantimin e edicionit të nëntë të reality-showt “Big Brother Albania”, në pranverën e 2017-ës.

Zëvendësimi i Arbanës nga Ledion Liço në prezantimin e “Big Brother 8”, nuk u prit fort mirë nga publiku, që tashmë e identifikonin reality show-n me moderatoren simpatike. Osmani ka qenë gjithnjë shumë e rezervuar për këtë temë në deklaratat e saj publike, megjithatë duke parë entuziasmin me të cilin njoftoi lajmin e ri, mund ta kuptojmë që nuk e ka patur shumë përzemër largimin.

Komentet në Instagramin e Arbanës kanë qenë të shumta, pjesa më e madhe e ndjekësve janë të emocionuar për rikthimin e saj në këtë fortmat, ndërsa një pjesë të pakënaqur me shtyrjen e spektaklit për në vitin 2017-të.
 arbana osmani
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'