Mënyra si të ndaloni gjakderdhjen
nga hunda për dhjetë sekonda

Mënyra si të ndaloni gjakderdhjen<br />nga hunda për dhjetë sekonda
Të gjithë kemi raste kur na del gjakderdhje nga hunda dhe në gjuhën mjeksore ky problem quhet espistazi dhe është një fenomen i shpeshtë që shfaqet tek të gjitha grupshmoshat, por me të rrezikuarit janë fëmijët dhe të moshuarit.
 
Sasia e gjakut të humbur nuk është e dëmshmë për organizmin, por mjekët këshillojnë që të bëhet kujdes në rastet kur fenomeni përsëritet.
 
Ky fenomen jo gjithmonë është i lidhur me simptoma patologjike të caktuara, ajo mund të ndodhë edhe për shkaqe shumë spontane, si për shembull kur membrana e mukozës së hundës është e thatë dhe e ngurtësuar.
 
Këto tre produkte duhet ti vendosni menjëherë në hundë në rastet kur keni gjakderdhje.
 
Lëng limoni
Edhe pse mund të mos ju pëlqejë ideja e lëngut të limonit që pluskon në hundën tuaj, ai është një ndër mjekimet më të mira natyrale që ndalon gjakderdhjen nga hunda. Aplikoni disa pika lëng limoni në vrimat e hundës dhe mbani kokën lart për disa sekonda. Përsëriteni këtë veprim nëse është e nevojshme.
 
Uthull molle
Uthulla e mollës arrin të frenojë hemorragjinë brenda 10 sekondash. Ajo ndihmon në rigjenerimin e enëve dhe kapilarëve të thyer të gjakut dhe të neutralizojë menjëherë gjakderdhjen. Mbajeni derisa gjakderdhja të pushojë plotësisht.

Qepa
Qepa ka në përmbajtjen e saj komponime sulfurike që ndalojnë menjëherë gjakderdhjen nga hunda. Gazi natyror që çliron qepa, riparon qelizat e membranës së hundë dhe në të njëjtën kohë nxit koagulimin (mpiksjen) e gjakut. Pritni një copë qepë dhe mbajeni afër hundës. Gjithashtu mund të shtrydhni lëng qepe dhe të lyeni hundën.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë