Muri i ngritur në kampin Calais për të ndaluar emigrantët është financuar nga qeveria britanike. Ky mur është 1 kilometër i gjatë në rrugën kryesore të Calais dhe ka kushtuar 2 milionë sterlina.
Mure të ngjashëm me këtë janë ndërtuar këto vitet e fundit në Europë. Radioja “Europa e Lirë” ka krijuar një hartë që tregon vendet që kanë ngritur barriera fizike.
1. Bullgaria
Ka ngritur një mur përgjatë kufirit me Turqinë. Muri përfundoi në gusht të vitit 2015. Shënon fillimin e ndërtimit të mureve në Europë.
2. Hungaria
Hungaria e përfundoi murin e saj përgjatë kufirit me Serbinë në 14 shtator 2015 dhe murin përgjatë kufirit me Kroacinë rreth një muaj më vonë.
3. Sllovenia
Ka ngritur një gardh përgjatë kufirit me Kroacinë në nëntor të vitit të kaluar.
4. Maqedonia
Në fund të muajit nëntor të vitit të kaluar, Maqedonia ndërtoi murin përgjatë kufirit me Greqinë.
5. Austria
Në prill të këtij viti, Austria nisi ndërtimin e gardhit përgjatë kufirit me Italinë.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com