TIRANE- Qeveria përcakton numrin e vendeve të lira sipas drejtorive arsimore për praktikantët që do kryejnë praktikën profesionale me kontratë të përkohshme. “Numri i praktikantëve për kryerjen e praktikës profesionale, me kontratë të përkohshme, për sistemin arsimor parauniversitar, për periudhën 1 janar - 15 qershor dhe periudhën 15 shtator - 31 dhjetor 2015, të jetë 1 500 veta.
Numri i praktikantëve për kryerjen e praktikës profesionale, me kontratë të përkohshme, sipas njësive arsimore vendore, dhe afati kohor i kontraktimit të tyre është sipas tabelës së mëposhtme. Sipas Vendimit Drejtoritë Arsimore duhet të repsktojnë vendimin sipas kuotave dhe të mos ofrojnë vende shtesë për praktikantët” , - thuhet në vendimin e qeverisë.
Sipas vendimit praktikantët, gjatë periudhës për kryerjen e praktikës profesionale, përfitojnë çdo muaj, nga punëdhënësi, njësitë arsimore vendore (drejtoritë arsimore rajonale dhe zyrat arsimore), pagesën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në masën 16.7 %, të përllogaritur mbi pagën bazë minimale mujore 22 000 lekë. “Ndryshimet në vendimin e Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi”, reflektohen në masën e pagesës që punëdhënësi paguan, çdo muaj, për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore’.
“Efektet financiare për pagesën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për vitin 2015, në shumën 49 599 000 lekë, mbulohen nga fondet e miratuara në buxhetin e vitit 2015 për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit”,- përcakton vendimi.
Praktika
Kandidatët që kanë fituar diplomën për mësuesi duhet të dorëzojnë dosjen me të gjitha dokumentat për të zhvilluar praktikën. Dosja përmban: CV e praktikantit, fotokopje e kartës së identitetit, fotokopje e noterizuar e diplomës, fotokopje e noterizuar e listës së notave, raport mjeko-ligjor dhe vërtetim nga prokuroria që nuk është në ndjekje penale. Aplikuesit që nuk kanë fituar të drejtën për të zhvilluar praktikën mund të aplikojnë në vitin pasardhës, derisa të mos ketë më vende të lira. Praktika profesionale duhet të bëhet nga të gjithë kandidatët që aspirojnë për tu bërë mësues.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 5 Mars 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com