Manchester United ka zyrtarizuar shkarkimin e trajnerit David Moyes. Kanë qenë të pakta fjalët e shkruara në sajtin zyrtar të “Djajve të kuq” që kanë zyrtarizuar lajmin që qarkullonte prej kohësh se David Moyes nuk është më trajner i United. Skocezi që zëvendësoi Ferguson pagon rezultatet e dobëta të skuadrës shumë larg titullit dhe jashtë Europës. Në vend të Moyes është emëruar Ryan Giggs deri në fund të sezonit dhe më pas do të punohet për një emër të madh në një listyë të gjatë me kandidatë.

Në komunikatën e United theksohet:”Manchester United zyrtarizon se Moyes është larguar nga klubi I cili dëshiron ta përgëzojë për profesionalizmin dhe dedikimin kushtuar skuadrës”.Aventura e Moyes në drejtim të kampionëve në fuqi të Anglisë ka zgjatur më pak së një vit.

Deri ën fund të këtij sezoni skuadrën do e drejtojë Giggs që do të bëjë edhe rolin e trajnerit dhe atë të lojtarit. Ndërsa emri që josh më shumë drejtuesit për sezonin tjetër është ai i Jurgen Klopp.