Senatori i njohur po kalon disa momente shumë të vështira këto ditë. E gjitha kjo erdhi si pasojë e publikimit të disa mesazheve erotike që politikani meksikan Ismael Cabeza de Vaca po shkëmbente me dikë. Ai është fotografuar nga një prej gazetarëve dhe e gjitha kjo situatë është kthyer në një skandal. 45-vjeçari ishte duke i dërguar dikujt foton e një modeleje mjaft të njohur në Meksikë.
Ndërkohë “The Sun” ka zbuluar edhe tekstin e mesazheve. “Më gjej numrin e telefonit të saj. Mund të tingëllojë e vrazhdë, por unë dua ta.... atë,"- thuhet se shkruhej aty. Pak ditë më pas ka reaguar edhe modelja.
Modelja Ferndanda Moreno
“Unë nuk jam prostitutë dhe jam shumë e shqetësuar për t’u implikuar në një gjë të tillë. Kam një të dashur dhe një familje të dashur, dhe studioj në universitet. Nuk e di se si fotografitë e mia u futën në telefonin e senatorit,”- është shprehur Fernanda Moreno.
Cabeza De Vaca ka kërkuar falje publikisht por kjo situatë nuk do të largohet kaq shpejt nga vëmendja e mediave!