'Ma vodhën makinën në Tiranë me pistoletë në kokë', Ermiona rrëfen ngjarjen: Në atë kohë e kisha vetëm unë dhe një ministër

'Ma vodhën makinën në Tiranë me pistoletë në kokë', Ermiona rrëfen ngjarjen: Në atë kohë e kisha vetëm unë dhe një ministër

Ermiona Lekbello

Këngëtarja Ermiona Lekbello ndau një histori personale që i kishte ndodhur disa vite më parë. Ajo tha se Shqipëria e ka lënë me trauma dhe se nuk ka për t’ja falur kurrë vendit të saj, për dëmin që i ka shkaktuar.

Në moshën 25-vjeçare, rrëfeu ajo, dy persona i grabitën automjetin, duke e kërcënuar atë me një armë në kokë.

Ermiona shtoi se në automjet, që sipas saj në atë kohë e zotëronte vetëm ajo dhe një ministër, kishte çantën, para dhe të gjitha këto sende ia grabitën.

Sipas saj, ngjarja ka ndodhur te rruga “Mylsym Shyri” në Tiranë, te Drejtoria e Policisë.

Ermiona shtoi se në atë kohë iu deshën një javë të merrte veten nga kjo ngjarje dhe se pas 6 muajsh policia ia gjeti makinën.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Riku: 01/03/2023 12:15

    Hahaha e hengri se beri komente negative per qeverriun... si nje here e nje kohe e han po the se gjerat nuk jane mire

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë