Nëse jeni ju një person që keni një mace në shtëpi, apo nëse njihni një të tillë, ju lutemi vijeni në dijeni që macet nuk janë një kashtë shtëpiake. ‘Independent’ shkruan se macet janë thjesht qenie gjysmë të zbutura dhe kjo nuk është një gjë e mirë.
Ato nuk do të jenë kurrë aq shtëpiake sa qentë. Studimi i ri i Universitetit të Washingtonit thotë që ato nuk janë kafshë shtëpiake dhe që janë vetëm pjesërisht të zbutura dhe për këtë arsye janë aq të painteresuara dhe aq të padëgjueshme.
Brenda maceve do të ekzistojë gjithmonë ai karakteri i egër. Njerëzit kanë filluar të mbajnë edhe mace të zbutura para përafërsisht 9.000 vjetësh, mirëpo ADN-ja e tyre, siç thonë ekspertët, ende i ka karakteret e njëjta si ADN-ja e paraardhëseve të lashtë të tyre. Macet e ruajnë aftësinë e gjuetisë dhe shkathtësisë.