Një i ri nga SHBA ka filmuar dy kafshët e tij shtëpiake teksa zihen për një copë mish.

Siç mund të shihet edhe në video, macja e vogël mundohet ti heqë nga goja qenit copën e mishit.

Ajo ngrihet në dy këmbë të për arritur të kapë mishin. Nga e gjithë kjo skenë më i habituri duket qeni i cili qëndron në vend pa kuptuar se macja ndërkohë ka filluar të hajë nga pak mishin.

Ai mundohet të rrotullohet rreth vetes, por macja mbahet fort pas copës së mishit dhe nuk pranon ta lëshojë kurrsesi. Fatkeqsisht në një moment pakujdesie, macja e vogël nuk arrin të mbahet pas mishit dhe bie në tokë.

Pikërisht në këtë moment qeni largohet me shpejtësi nga dhoma për të ngrënë i qetë ushqimin e tij.