Regjistrimi i refugjatëve, Macron dhe Merkel punojnë për arritjen e marrëveshjes

Regjistrimi i refugjatëve, Macron dhe Merkel punojnë për arritjen e marrëveshjes

Emannuel Macron dhe Angela Merkel

Presidenti francez dhe kancelarja gjermane njoftuan sot se po punojnë për një marrëveshje mes disa shteteve të hapësirës Schengen për të kthyer çdo azilkërkues drejt shtetit ku është regjistruar në fillim.

“Ne po punojmë së bashku për një zgjidhje ndërqeveritare apo muliti-qeveritare me disa shtete të tjera anëtare të përfshira në këtë çështje”, u shpreh Emmanuel Macron gjatë një konference shtypi me Angela Merkel pranë Berlinit.

Marrëveshja synon që azilkërkuesit të mund të kthehen sa më shpejt të jetë e mundur në shtetin ku ata janë regjistruar.

Pjesa më e madhe e migrantëve që vijnë në Gjermani apo në Francë deri më sot kanë mbërritur nga Libia nëpërmjet Italisë, e cila duhet t’i regjistrojë ato në bazën e të dhënave EURODAC.

Në përputhje me rregullat europiane, është shteti i regjistrimit i cili në parim duhet të shqyrtojë dosjet e tyre të azilit, por që nga kriza migratore e vitit 2015, ky sistem nuk është respektuar de facto për të kursyer shtete si Italia dhe Greqia, portat kryesore hyrëse në Europë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para , pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para , pezullohen 3 mjekët (EMRAT)