“Ne nuk jemi në luftë me Rusinë”, tha presidenti francez Emmanuel Macron. Në një fjalim drejtuar kombit francez të mërkurën, Macron tha se lufta kundër Ukrainës kishte krijuar një "ndarje" në Evropë. Macron tha po ashtu se ditët e ardhshme do të jenë më të vështira.
"Ditët e ardhshme, të kësaj ngjarje të paprecedentë të ndodhur në dekada, do të jenë edhe më të vështira." Kështu tha presidenti Emmanuel Macron, duke iu drejtuar francezëve live nga TV për luftën në Ukrainë. “Nuk duhet të mashtrojmë se çfarë po ndodh, këto ngjarje do të kenë pasoja të menjëhershme, jo vetëm për disa javë, por edhe më gjatë. Ato janë shenjë e një ndryshimi epokal. Lufta në Evropë nuk i përket më librave të historisë. Është këtu, në sytë tanë".
Emmanuel Macron deklaroi se do të "qëndronte në kontakt" me presidentin rus, Vladimir Putin, për ta "bindur atë të heqë dorë nga armët" në krizën me Ukrainën. “Ndërsa flas vazhdimisht me Zelenskyn, kam vendosur të qëndroj në kontakt, për aq kohë sa të mundem dhe për aq kohë sa të jetë e nevojshme, madje edhe me presidentin Putin – tha Macron – të përpiqem pa u lodhur ta bind atë të heqë dorë nga armët” dhe për të parandaluar zgjerimin e konfliktit sa më shumë që të jetë e mundur ".
Lajmi kryesor: