Macron nën shënjestër, pas sulmit në teatër i vihet zjarri restorantit të ‘tij’

Macron nën shënjestër, pas sulmit në teatër i vihet zjarri restorantit të ‘tij’

Emmanuel Macron nuk gjen paqe. Sot në pasdite presidenti francez mësoi për zjarrin e rënë në një nga restorantet e tij të preferuar në Paris.

Sipas policisë keqbërësit fillimisht kishin theyr xhamat e restorantit dhe më pas i kishin vënë zjarrin duke shkruar gjithashtu në trotuar me shkumës fjalët, ‘Për Macron’.

Policia, e cila nga ana e saj ka nisur hetimet, deklaroi se dyshimet fillestare bien mbi Jelekët e Verdhë, disa mijëra prej të cilëve sot marshuan në veri të kryeqytetit, duke brohoritur si zakonisht parulla anti Macron, kundër policisë dhe Reformës së Pensioneve.

Vetëm disa orë më parë, Kreu i shtetit transalpin kishte rrezikuar të sulmohej nga një grup demonstruesish, ndërsa ai ishte duke ndjekur një shfaqe teatrale në "Bouffe du Nord", në shoqërinë e gruas së tij.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'