Macron: Për Evropën parashikoj tre sfida të rëndësishme në 15 vitet e ardhshme

Macron: Për Evropën parashikoj tre sfida të rëndësishme në 15 vitet e ardhshme

Emmanuel Macron

U shpreh dje nga Lisbona Presidenti francez, Emmanuel Macron se parashikonte një Europë të ndërtuar në tre rrathë në 10 deri në 15 vitet e ardhshme, me Francën të cilës i është kërkuar të jetë pjesë e shteteve më të integruara, “zemra e reaktorit”.

I pyetur në lidhje me vizionin e tij për Europën, kreu i shtetit francez vlerësoi se arkitektura e kontinentit do të zgjerohej në vitet e ardhshme.

Unë shoh një rreth të gjerë që është ndoshta përtej 27-ë, diçka e ngjashme midis Bashkimit Europian dhe Këshillit aktual të Europës, i cili do të formojë një Europë të zgjeruar, më pak të integruar se BE-ja por shumë kërkuese në lidhje me vlerat e saj. Europa do të rendisë si brenda saj, si me anë të marrëveshjeve të bashkëpunimit të ngushtë, Turqinë dhe Rusinë, pasi nëse duam paqe duhen stabilizuar këto dy fuqi.

  Emmanuel Macron

Rrethi i dytë do të jetë pa dyshim diçka midis Bashkimit aktual Europian dhe zonës euro, sipas Macron, që do të përfaqësojë një treg të vetëm të fortë, një politikë të sovranitetit, tregtare, të kërkimit, të inovacionit dhe një liri të plotë të lëvizjes brenda tij.

Rrethi i tretë do të jetë “zemra e reaktorit” me një monedhë të përbashkët, një treg pune shumë të integruar dhe një konvergjencë të vërtetë sociale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasan Pordha e Fred Bushaka: 28/07/2018 09:15

    Ik ore plesht!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!