Presidenti francez Emmanuel Macron, ndodhet në Danimarkë, ku po zhvillon një vizitë shtetërore. Macron nuk ngurroi të bënte një xhiro me biçikletë, dhe të jepte lajmin se gara çiklistike “Tour de France”, do të niste nga Kopenhagen.
Macron, i veshur me këmishë të bardhë dhe pantallona të zeza, shfaqet i qeshur teksa pedalon në biçikletë. “Tour de France” zhvillohet për 3 javë të çdo viti në muajin korrik, dhe çiklistët nise nga çdo vend tjetër i botës, përveç Francës dhe Belgjikës.
Presidenti francez gjithashtu u dha “pritësve” danezë, fanellën e verdhë të veshur nga udhëheqësit e turneut dhe fituesit, të nënshkruar nga kampioni aktual Geraint Thomas i Uellsit.