
Presidenti francez Emmanuel Macron ndodhet aktualisht për vizitë në Qipro për një takim në shenjë “solidariteti”, pasi një dron goditi një bazë ajrore britanike në skajin jugor të ishullit.
Në një konferencë për shtyp në Paphos, presidenti francez tha: “Kur sulmohet Qipro, sulmohet edhe Europa.”
Ai shtoi se Franca do të zhvendosë dy anije luftarake si pjesë e misionit detar të Bashkimit Evropian për të mbrojtur transportin detar në Detin e Kuq.
“Jemi në proces të ngritjes së një misioni thjesht mbrojtës, vetëm për eskortë, i cili duhet të përgatitet së bashku me shtetet europiane dhe jo-europiane,” tha ai.











