Foto: Marco Rubio
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio ka akuzuar Iranin se po përpiqet të "mbajë botën peng" me sulmet e tij ndaj shteteve të Gjirit dhe bllokadën e Ngushticës së Hormuzit, të nisur nga Teherani në përgjigje të operacionit të SHBA-së dhe Izraelit.
"Mendoj se të gjithë e shohim qartë kërcënimin që ky regjim paraqet për rajonin dhe botën; ata po përpiqen ta mbajnë botën peng", tha Rubio gjatë një fjalimi në Departamentin e Shtetit, ku ndër të tjera theksoi se Shtetet e Bashkuara po arrijnë objektivat e tyre të luftës.
Lajmi kryesor:
Lufta/ NATO rrëzon raketën balistike iraniane mbi Turqi! Paralajmëron Irani: Vetëm vështirësitë ekonomike mund të sjellin përfundimin e luftës







