Shiteshin si 'Made in Italy' por prodhoheshin në Shqipëri dhe vende të tjera, sekuestrohen në Itali mbi 75 mijë veshje false me vlerë 8 milionë euro

Shiteshin si 'Made in Italy' por prodhoheshin në Shqipëri dhe vende të tjera, sekuestrohen në Itali mbi 75 mijë veshje false me vlerë 8 milionë euro

Sekuestrimi i veshjeve nga Guardia di Finanza

Mbi 75,000 veshje të sekuestruara dhe gjashtë persona janë vënë nën hetim për mashtrim me një dëm të vlerësuar deri më tani me vlerë 8 milionë euro në Itali. Ky është rezultati i një hetimi gjigand të Guardia di Finanza të Venezias në Itali e cila ka dalë në përfundim se në gati 400 dyqane shiteshin veshje gjoja ‘Made in Italy’ por që prodhoheshin në vende si Shqipëria, Bullgaria apo Tunizia.  

Operacioni nisi nga një kontroll në autostradë ku brenda një kamioni të ardhur nga Bullgaria, u gjet një sasi e madhe rrobash që në fakt kishin siglën "Made in Italy" ose "pëlhura më të mira italiane" por dokumentet dhe faturat e transportit treguan se ato ishin nga jashtë. Destinacioni ishte një kompani e njohur e modës me qendër në provincën e Breshias.

Nga hetimet u bë e mundur të konstatohej se fazat e përpunimit, prodhimit dhe paketimit të veshjeve do të ishin zhvilluar ekskluzivisht në vende të tjera si Shqipëria, Bullgaria dhe Tunizia.  Më pas, kompania me qendër në Brescia i importonte dhe i shpërndante për shitje në dyqane të ndryshme në të gjithë Italinë. Ato mbanin shirita pëlhure me ngyrat e flamurit italian ose formulimin Finest Italian Fabrics. 

Në këtë moment, Autoriteti Gjyqësor ka lejuar kontrollin dhe sekuestrim ndaj mbi 400 bizneseve, shitës me pakicë (të paditur) të veshjeve me tregues të rremë të origjinës.  Gjashtë persona deri tani do të duhet të përgjigjen penalisht për akuzën e mashtrimit.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Pas 10 muajsh sharjesh dhe shantazhesh gjyqtarja liroi nga frika Sali Berishën

Spahiu: Pas 10 muajsh sharjesh dhe shantazhesh gjyqtarja liroi nga frika Sali Berishën