Madonna feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush Mbretëresha e Pop-it

Madonna feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush Mbretëresha e Pop-it

Madonna

Mbretëresha e pop-it Marie Louise Ciccone, nën emrin e artit Madonna, ka festuar këtë premte ditëlindjen e saj të 66-të! E ardhur nga fansat, ajo ka qenë gjithmonë një artiste tepër rebele dhe e guximshme.

Artistja u transferua nga Michigan në New York në fund të viteve ’70-të me 35 dollarë në xhep. Bënte punë të zakonshme, provat e para në muzikë rezultuan pa sukses si dhe provoi të pozonte nudo për piktorë e fotografë që të arrinte famën me çdo kusht.

E lindur nën shenjën e luanit dhe me një karakter mjaft të fortë, ajo arriti të bëhej e njohur disa vite me vonë me hitet “Everybody”, “Borderline, “Lucky Star” dhe ishte “Like a virgin” që i dha famën e merituar në vitin 1985.

Që nga jo periudhë, Madonna u shndërrua në një këngëtare të suksesshme me mbi 350 milionë disqe të shitura në të gjithë botën!

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Meta nga Pogradeci sulmon sërish SPAK: Organizatë kriminale! Dumani, mbrojtës i flaktë i korrupsionit të Ramës

Meta nga Pogradeci sulmon sërish SPAK: Organizatë kriminale! Dumani, mbrojtës i flaktë i korrupsionit të Ramës