Sherri me personazhin e TikTok, Gjykata e Durrësit liron Noizyn, 50 mln lekë të vjetra garanci! Kosova kërkon ekstradimin (Dokumenti)

DURRËS- Reperi Noizy pritet të lirohet nga qelia me vendim të Gjykatës së Durrësit, ndërsa Kosova e ka shpallur në kërkim pasi e akuzon se bashkë me grupin e tij ka dhunuar personazhin e TikTok, Medi Iseni. Seanca gjyqësore për Rigels Rajkun u zhvillua ditën e sotme, ndërsa për t’u liruar reperi ofron garanci pasurore 50 mln lekë të vjetra.

Pas pothuaj 10 ditësh në paraburgim, pritet që Noizy sot të dalë nga qelia pas vendosjes së garancisë pasurore. Në kërkim për të njëjtën ngjarje është edhe reperi tjetër Arkimed Lushaj, njohur me emrin e tij të artit, Stresi.

Ndërkohë, në mesnatë Noizy pritet të performojë bashkë me Varrosin në një klub në zonën e Palasës në jug të vendit.

Noizy, u arrestua në Shëngjin më 7 gusht, pasi akuzohet për plagosje të rëndë në një klub nate në Pejë. Në pranga bashkë me Rigels Rajkun ra edhe miku i tij Bahtjar Bajraktari i njohur si DJ Crax.

Si nisi përleshja për përfundoi me dy të plagosur

Sherri mes pjesëtarëve të grupit OTR dhe personazhit të njohur të Tik-Tok Muhamet Iseni, i njohur si Medi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 2 gushtit në klubin e natës “Sancy” në Pejë.

Shkak i përleshjes dyshohen videot të Tik-Tok të Medit, i cili prej kohësh ofendon reperat Noizy dhe Stresi. Vetë Stresi dhe Noizy kanë deklaruar se nuk kanë lidhje me sherrin dhe nuk kanë ndërhyrë për të rrahur Medin Isenin, me të cilin kishin zënka në rrjetet sociale.

Medi Iseni nga ana tjetër akuzon se “u pre në besë” nga Stresi, i cili dyshohet se e kishte ftuar për ta takuar, por ndërkohë ishte një “kurth”, për ta vendosur në të njëjtin ambient me Noizyn dhe grupin e tij.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:57
Stresi reagon pas lirimit të Noizy-t, tregon arsyen pse Dj Crax qëndron në burg

1723059399_stresi.JPG

Rigels Rajku, i njohur si Noizy, është liruar nga qelia pas një vendimi të Gjykatës së Durrësit, pasi u arrestua disa ditë më parë në Shëngjin për llogari të autoriteteve të Kosovës. Noizy dyshohet se ka dhunuar TikTokerin e njohur Medi Iseni në një ngjarje të ndodhur më 2 gusht në Pejë. Lirimi i tij u bë kundrejt një garancie pasurore prej 5 milionë lekë të rinj.

Pas këtij vendimi, reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, i cili ndodhet në arrati për përfshirjen në të njëjtën ngjarje, ka reaguar në Instagram. Ai ndau një foto ku shihet duke përqafuar Noizyn, duke shkruar: "Happy for u Zin". Stresi gjithashtu shtoi se Dj Crax, i cili u arrestua bashkë me Noizyn, nuk është liruar, pasi është shtetas kosovar dhe për të do të vendosë Gjykata e Pejës.

Ora 14:50
FOTO/ Noizy ‘nuk humb kohë’ pas lirimit, axhenda gati! Sonte performon në jug

Me të dalë vendimi i Gjykatës së Durrësit për lirimin kundrejt garancisë pasurore, duket se menaxheri i Noizyt ka planifikuar menjëherë axhendën e tij.

Noizy pritet të dalë sot nga paraburgimi, sapo të konfirmohet garancia pasurore 50 mln lekë të vjetra. Ndërkohë, në mesnatë Noizy pritet të performojë bashkë me Varrosin në një klub në zonën e Palasës në jug të vendit.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 16/08/2024 16:07

    Kosova ashte shtet jo si shqipnija vari k......

    Përgjigju
  • Vali: 16/08/2024 15:24

    J’éveillai, me buźë viçi, nga paraburgimi ne Palasën e betonizuar nga ata që financojnë politikën e turizmit ne Jug. Bravo artisti! Shpresojme qe Kosova te mund te te ekstradojë, ose kerkoj atyre betonizuesve në Palasë te te japin edhe me shumë garanci financiare. Pleurs si tu dhe StressiArkimedusTropojanis, duhet ta provojne pak bitumen dhe te keqijat qe ajo sjell!! Por, me ç’thuhet, ju keni provuar shumë!!

    Përgjigju
  • Ta rras lala: 16/08/2024 14:51

    Ore budallenj. Kaq afroi edhe Ilir Beqja por nuk u lirua, ndersa Noizy eshte i preferuari i kryeministrit,harruat qe e shoqeroi ne takimet qe zhvilloi ne Greqi dhe Itali?

    Përgjigju
  • E verteta: 16/08/2024 14:16

    Kush tha qe nuk ka asnje prove??? Po precedentet i harruat kur hengri edhe plumb nga pas??? Ne momemtin qe nuk eshte arestuar Arkimed Lushaj qe sfidon policine ky llum nuk duhej liruar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Borrell propozon sanksionimin e zyrtarëve izraelitë për shkak të dhunës së kolonëve

Borrell propozon sanksionimin e zyrtarëve izraelitë për shkak të dhunës së kolonëve