Maduro mbylli kufinjtë me Kolumbinë, opozita venezueliane përplaset me ushtrinë

Maduro mbylli kufinjtë me Kolumbinë, opozita venezueliane përplaset me ushtrinë

Dhjetëra protestues opozitarë dhe emigrantë venezuelianë kanë hasur rezistencën e ushtrisë pas vendimit të Maduros për mbylljen e kufirit me Kolumbinë. Për shkak të acarimit mes dy palëve, disa prej ushtarëve janë detyruar të lënë postet e tyre ndërsa disa të tjerë të dorëzohen para protestuesve të ndihmuar dhe nga opozita e Guaidos. 

Pas ngërçit politik që ka kapur Venezuelën, Maduro mori vendimin e papritur për të mbyllur kufirin jo vetëm me Kolumbinë por dhe me Brazilin. Tensionet janë shfaqur pikërisht në zonën Urena, aty ku shumica e popullsisë detyrohet të emigrojë për në Kolumbi për të fituar jetesën.

Ndërkohë ka qenë pikërisht lëvizja në këtë zonë e cila ka bërë që presidenti i vetëshpallur të çojë ndihma drejt Urenas për të thyer rezistencën ushtarake të kufirit. Ndërkohë Maduro ka deklaruar pas mbylljes së kufirit, se vendimi u mor për shkak të ndihmave të cilat vinin nga jashtë për venezuelianët por të cilat i konsideron si provokime veçanërisht të SHBA-ve. 

Protestat në Venezuelë vijojnë ndërkohë Nicolas Maduro ligjërisht mbetet president i vendit edhe pse shumë vende perëndimore me në krye SHBA, Kanada apo dhe BE kanë njohur Juan Guaidon si presidentin e ri të vendit. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja