"Mafia Tours",një udhëtim në botën e
familjeve famëkeqe të mafias italiane

familjeve famëkeqe të mafias italiane">
Nëse jeni një njeri që ju janë mërzitur udhëtimet e zakonshme, tashmë një agjenci italiane ka hedhur idenë  e një "Mafia Tour".
 
Të gjithë nostalgjikët dhe ndjekësit e serialëve me mafiat italiane, tashmë mund të shohin nga afër vendet ku janë bazuar këto realizime.
 
Një agjensi udhëtimesh në Trapani, në perëndim të Siçilisë organizon “mafia tour” me vizita në vende të cilat janë të lidhura me familjet famëkeqe të mafias Siçiliane.
 
Edhe pse kanë qenë të shumtë ata që e kanë cilësuar si një ide shumë të mirë, ka patur edhe kundërshtime ku kryetari i bashksë së Trapanit, Vito Damiano e ka cilësuar "Mafia Tour", "si një çmenduri dhe një ofendim për të gjithë qytetin".
 
Ndërkohë, Gianni Grillo, pronari i agjensisë ka thënë se “ne ndjejmë detyrën të informojmë dhe kërkojmë të vërtetën, të vëmë në dijeni ata që vizitojnë Siçilinë se çfarë është mafia në të vërtetë dhe përse “Mafia Tour” është një veprim kundër mafias”.
 
“Mafia tour” është organizuar në gjysmë dite osë një ditë e plotë dhe përveç vizitave në vende të cilat janë të lidhura me të shkuarën e mafias përfshin edhe vizitën e detyrueshme në muzeun e mafias në Salemi.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament