Një shtëpi e vjetër në fshatin Kurtaj të Peqinit dhe një magazinë, të kthyera në shtëpi bari, pezulluan nga detyra drejtorin e Burgut të Rrogozhinës. Bilal Hasa u vetëdorëzua në polici, por aty u mbrojt se për këto dy ambiente, kujdeset i vëllai dhe se vetë ai, nuk kishte dijeni që objektet e vjetra, ishin kthyer në laborator droge.
Më 19 mars të këtij viti kur policia zbarkoi në këto ambiente nuk u gjet asnjë person. Vetëm rreth 4 mijë bimë kanabisi. Me dyshimin se operacioni mund të jetë dekonspiruar, por edhe frikën që zyrtarë të policisë të kenë mbyllur sytë përballë kësaj paligjshmërie, drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, urdhëroi një hetim të thelluar për të zbuluar përgjegjësit e mundshëm.
Nga hetimi i Drejtorisë së Standardeve Profesionale i pari që e pësoi është vetë shefi i komisariatit të Peqinit Altin Gusho. Ai u pezullua për mos përmbushje të detyrës, bashkë me shefin e krimeve, një specialist të policisë kriminale dhe të Policimit në Komunitet, në të njëjtin komisariat.
Nga verifikimet e bluve, ka dyshime se veprimtaria e paligjshme e prodhimit të kanabist në Kurtaj, të ketë qenë edhe kur komisariatin e drejtonte Bilbil Lita, i cili tashmë u pezullua në detyrën që mban aktualisht në krye të policisë së Devollit, bashkë me ish shefin e krimeve.
Nga detyra u pezullua edhe një ish agjent i Peqinit, që tashmë ishte në trupë shërbimi në kampin e emigrantëve në Gjadër.
Këto masa të marra bashkë me kërkesën që lufta ndaj kanabisit të jetë prioritet bashkë me ndëshkimin e bluve që përfshihen në krim, kryepolici, Skënder Hia, ua njoftoi vartësve në mbledhjen e parë në Policinë e Shtetit.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Komente










Tani e ka radhen Krenar Guçe shoku i ngushte i drejtorit te burgut me leket e hashadhit bleu makinen e mbushi gramshin plot le shtepi bari
PërgjigjuGjynaf shoket e uljanit gjynaf bilbili tani jan radhen shoket ne drejtorin elbasan
Përgjigju