Duket se s’ka ndryshuar gjë. Sado e kamufluar me fjalë të mëdha për qeverisje të mirë e premtime pa mbulesë, Magazja e Talianit ka mbetur synimi i vërtetë për të cilin edhe këto ditë po bëhet kaq zhurmë para se, të dielën, të na e marrin votën.
Sigurisht se shumë nga këta, nga bilbordet, as që kanë dëgjuar për Magazen e Talianit, një nga ato magazinat që dikur moti, në atë “vaktin e Shipnisë”, la prapa ushtria italiane tek detyrohej të tërhiqej me nguti nga rrethina e Ulqinit duke lënë vendin pa pushtet.
Aq më pak mund të kenë dëgjuar rrëfimin për axhën Rrustë. Një burrë i vogël që edhe sot e kësaj dite përflitet si anekdotë ilustruar për dikë që, me besim në ligj, drejtësi, ndershmëri, moral e vlera të tjera, nuk pranon t’i bashkohet turmës plaçkitëse, qoftë edhe i vetëm, por që, siç ndodh zakonisht, bie naiv deri në përqeshje aq sa edhe sot e kësaj dite i përmendet emri si shembull.
Ushtria italiane, një mëngjes, papritmas nuk ishte më aty. Gjatë natës ishte tërhequr me gjithë makinerinë. Magazinat e mëdha, përplot materiale, ushqime, veshmbathje, materiale ndërtimore por edhe armatime, kishin mbetur aty. Të paprekura, në dalje të lagjes.
Në atë vakt të zisë së bukës, magazinat shumëkush i shikonte me lakmi, por t’iu afrohet shumë, askush s’merrte guximin. Helbete, italianët mund të kenë lënë ndonjë roje brenda.
Kur as të nesërmen nuk vërehej njeri i gjallë brenda, ata më të guximshmit shpartalluan së pari portat e do magazinave të vogla, atje në skaj, përbri pyllit. Veç kaq mjaftoi, që dikush të hapte pak rrugën. Lajmi për magazinat dhe mallin pa të zot u përhap si era.
Të nesërmen turma bëri namin. O burra, kush më parë e kush më shumë, të marrë çka të mundet.
Burra, gra, fëmijë, si thneglat bartnin çka mund të bartej nga barakat. Ata më të afërmit tashmë kishin mbushur edhe oborret. Me çkamos. Dërrasa, batanije, uniforma, çizme e materiale tjera “fringo” italiane e deri te marmelatë që më parë kurrë s’u kishte rënë në gojë.
Disa nga meraklinjtë iu turren armatimit dhe prej atëherë shumë shtëpi u bënë me mauzerë italianë.
Së shpejti ia behën edhe të tjerë nga viset më të largëta sepse haberi ishte përhapur gjithandej. Plaçkitja kështu vazhdoi me ditë të tëra. Derisa, atyre të fundit nuk u mbeti gjë, përveç mureve e dërrasave të barakave që u rrafshuan me dhe. Të gjithë morën nga diçka, disa ndërtuan shtëpi, meremetuan çardakët...
Vetëm Rrusta, më i varfëri i fshatit, qëndroi mënjanë. Si për inat, nuk mori asgjë. As që iu afrua barakave. Madje, i qortonte të tjerët duke i paralajmëruar se do t’u kushtonte shtrenjtë.
Ndaluni more! Mosni! Ku ka kështu me plaçkit magazet e qeverisë. Shteti e zë lepurin me qerre, hajt se keni me ia pa sherrin. Vjen Italja prapë. E shihni ju, çka do t’ju gjejë, -thoshte axha Rrustë me besimin në ligj, rregull e shtet.
Ditët kalonin, por Italia nuk u kthye më. S’kaloi shumë dhe në ato anë u panë ato trocikletat që paralajmëruan “hyqmin” e ri, gjermanët që sërish u stacionuan në periferi të lagjes. Ç’është e vërteta, disave që sorollateshin me mauzerka në krah ua morën do armë por për magazet italiane as që e bëri kush llafin.
Shumë shpejt edhe ata i ngrehën velat dhe shkuan pa gjurmë duke lënë prapa rrëfimin autentik për magazet dhe axhën Rrustë aq të përfolur edhe sot e kësaj dite në ato anë.
Magazet, si personifikim i këtij transicioni të tejzgjatur të cilin Kosova assesi ta kalojë. As pas kaq vitesh. Andaj kujdes! S’janë të paktë ata që, kur ua lypin votën, në mend e kanë magazen e pa të zot.
Edhe diçka, se gati harrova, për atë plakun e mirë që jetën e ngrysi në shtëpinë e vogël që më shumë dukej si kasolle në fund të lagjes.
E dini si ishte shprehur axha Rrustë kur ishte bindur se Italia, megjithatë, nuk po kthehej më?
Ah, ne raftë edhe një herë Italia! E di unë çka bëj,- kishte thënë edhe heroi i këtij rrëfimi!
Marrë nga "Zëri"
/Shqiptarja.com