Ukraina prej 24 shkurtit 2023 është nën agresionin rus, por kjo nuk e pengoi kombëtaren e futbollit të këtij vendi që të siguronte në play-off finalet e Europianit "Gjermani 2024" që do zhvillohet nga 14 qershori - 14 korrikun e kësaj vere.

Dashuria për sportin e futbollit vjen nga llogoret e luftës, ku shihet një ushtar që ndjek përmbysjen 2-1 të Ukrainës ndaj Islandës në ndeshjen e zhvilluar në Poloni.

Imazhi i fuqishëm i publikuar nga gazetari Vassili Golod tregon një ushtar ukrainas duke përfituar nga një moment pushimi, që shikon fitoren dhe kualifikimin e të tijve, për të risjellë në skenë magjinë e paqes dhe të sportit.