Magjistari: Shtatëzania nuk më ka
penguar asnjë ditë, gjininë nuk e di

Magjistari: Shtatëzania nuk më ka<br />penguar asnjë ditë, gjininë nuk e di
Prezantuesja e njohur Rudina Magjistari do të bëhet nënë. E kontaktuar nga “Shqiptarja.Com”, moderatorja na rrëfeu se, deri më tani po përjeton çaste të lumtura, madje nuk është shkëputur asnjë ditë nga puna, duke na lënë të kuptojmë se po kalon një shtatzëni të qetë.

“Shtatzënia ka ecur mbarë deri më tani, e mbarë pasi s’më ka shkëputur asnjë ditë nga puna”, tregon Rudina. Për të na shuar kuriozitetin ajo pohon se, akoma nuk e kanë mësuar gjininë e fëmijës.

Më herët, ishte pikërisht moderatorja Rudina Magjistari e cila zbuloi këtë lajm surprizë për të gjithë miqtë e saj nëpërmjet një postimi në “Facebook”. Në foton e postuar, ku mban në krah një lepurush, Magjistari shkruan se shumë shpejt në vend të tij do të mbajë në krahë një beb.

Ajo e mbyll postimin duke shkruar se kjo gjë bashkë me partnerin e saj, i bën që të jenë çifti më i lumtur në botë. “Zakonisht, lajme të tilla është vështirë t’i mbash për vete, ndaj dua ta ndaj me ju këtë moment kaq të mrekullueshëm të jetës sime. Pas disa muajsh, në vend të këtij lepurushit, në krahë do të kem një beb Bashkë me dashurinë time, jemi në këto momente çifti më i lumtur në botë", - shkruan Magjistari.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Sulmohet me armë zjarri ish-futbollisti i Turqisë, plagoset në këmbë! Doli nga një emision sportiv

VIDEO/ Sulmohet me armë zjarri ish-futbollisti i Turqisë, plagoset në këmbë! Doli nga një emision sportiv