‘Magjistratët’, Vasili zbulon negociatat në Report Tv: Ndërkombëtarët na sugjeruan ta votonim

TIRANE-Kryetari i grupit të LSI, Petrit Vasili ishte i ftuar në studion e Report Tv për të diskutuar për aktualitetin politik dhe skenarin e opozitës së bashkuar në sesionin e ri parlamentar në muajin shtator. Duke u rikthyer te debati për ligjin e magjistratëve që nuk u pranua që të votohej nga opozita dhe që u shty në shtator, Vasili zbuloi se ka pasur kontakte nga faktori ndërkombëtar, që u ka sugjeruar që ta votojnë. Vasili shtoi se edhe ndërkombëtarët u tërhoqën, pasi sipas tij panë mungesën e seriozitetit nga PS për afatin e ligjit.

Debati për vettingun ishte një tjetër çështje që u diskutua nga Vasili në Report Tv. Referuar editorialit pak ditë më parë të gazetarit Carlo Bollino, që shprehej se duhet ligj special për rigjykimet e vendimeve të të korruptuarve, Vasili tha se pozicioni është korrekt, ndërsa lëshoi akuza ndaj PS për kapje të ligjit. Në shtator ai paralajmëroi se opozita do të ketë një aksion të fortë kundër qeverisë për koncesionet, por edhe ligjin e Teatrit Kombëtar.

Intervista e Petrit Vasilit në Report Tv
Si e vlerësoni procesin e vettingut deri tani?
ONM është ankuar për një proces të tillë që po bëhet nga vettingu. Kur kontestojnë ata do të thotë këto vendime ose janë të njëanshme ose të padrejta. Nuk duhet të ndodhte në asnjë rast. Mendonim se trupa shqiptare dhe ndërkombëtare duhet të mendonin njëlloj. Kam pasur shumë rezerva për ONM, pasi nuk ishte përcaktuar qartë roli. Sot ONM konteston vettingun, por sa fuqi ka ta ndalë?

Për fat të keq, sot nuk kemi një vlerësim tërësor për kandidatët, por kemi një inspektorat të lartë të kontrollit të pasurisë të dytë, që quhet vetting. Ne nuk na duhej vettingu për pasurinë, pasi kemi ILDKP, na duhej integriteti i procesit. Sot nuk ka një rast një gjyqtar të bërë shembull për 1,2,3 vendime që kanë prishur jetën e njerëzve. ILDKPKI e kemi me kushtetutë.

Ditët e fundit është hapur një debat pas editorialit të Carlo Bollinos për një ligj special për rigjykimet e vendimeve të të korruptuarve, ju gjykoni se është e rëndësishme një ndërhyrje e tillë?
Kam një gjë për të thënë, gjithçka thotë Bollino ka një qasje, në raportin e qytetarit dhe është pozicion korrekt. Problemi është që prandaj ne kemi kërkuar një rishikim, pasi vettingu ka hyrë në një rrugë të ngushtë pa krye që vlerëson vetëm pasurinë. Edhe procesi për zgjedhjen e kryeprokurorit ka hyrë në rrugë pa krye. Edhe ligji për magjistratët kërkon që të ndryshohet. Prandaj kemi kërkuar që të ulemi për të rishikuar edhe 7 ligjet që u miratuan në mënyrë të njëanshme. Ligjet degraduan, pasi u kapën. Duhet të ndërtojmë një qasje të re, pasi koha i rrëzoi.

Sot gjykatat janë në ngërç...
Për herë të parë në historinë e Shqipërisë nuk ka qenë një vend pa gjykatat. Shqipëria për herë të parë ndodhet pa kokë, i është prerë koka. Sot, si ju, si unë, nuk kemi ku të ankohemi. Qeveria është shumë e mbrojtur, pasi atje ku mund të ankoheshim, nuk asnjë mundësi juridike.

Sa gjasa kishte që LSI të jepte votat për magjistratët?
Mundësia për ta votuar ishte zero. PD ka pasur vërejtje të sakta për 7 ligjet, por ne menduam se do të zgjidhen. Kemi kandidatë për KLGJ dhe KLP që nuk janë integritet. Të gjitha ligjet, edhe financimi vettingut, 40% qeveria e këputi.

A u është kërkuar nga PS që ta votoni?
Nuk ka pasur asnjë negociatë zyrtare, pasi ka pasur nga faktori ndërkombëtar kontakt me LSI, është sugjeruar, por u ndërprenë nga vetë ndërkombëtarët kur panë mungesën e seriozitetit nga PS. PS nuk ka qenë kurrë serioze, por as me ndërkombëtarët, humbi edhe besimin e tyre. PS papërgjegjshmëri dhe halabakllëk.

Çfarë pritet të ndodhë në shtator dhe koalicioni me PD?
Ne jemi në një front të përbashkët opozitar. PD na ka kritikuar ne? Po PS nuk na kritikuar ne, edhe ne i kemi kritikuar të dyja.

Në shator do të jeni pjesë e parlamentit dhe komisioneve?
Ne nuk kemi bojkotuar parlamentin asnjëherë. Parlamenti dhe vendin që kemi, nuk na e ka dhënë qeveria, por populli. Në shtator do të kemi një debat në parlament dhe jashtë tij për cështjen e grabitjes së teatrit. Fatin e Tiranës nuk e zgjidh as ky dhe as tjetri. Ky kryetar do të mbahet mend si kryetar i ditëve të zeza.

Në shtator do të zgjidhim pa asnjë kompromis, do të ketë përgjigje të rreptë dhe të egër, që kërkush, qoftë ky kryeministër i marrosur, apo kryetar bashkie budalla. Do të ketë një barrikadë të kapërcyeshme, do të ketë një qendrës që nuk është parë më parë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • bardhi: 30/07/2018 19:44

    votoje o pul

    Përgjigju
  • Demokrati: 30/07/2018 19:01

    O peco do hash te sateme

    Përgjigju
  • tonin: 30/07/2018 17:01

    o petro mos e ndero nr e telefonit se zgjedhjet e tjera do te bej likja 2 dit kryeminister,se 3 dite kryetar partie te beri

    Përgjigju
  • Besford këlluf gjoleka: 30/07/2018 16:47

    O Popull Shqiptar juve ju a bëjn shum mir e pak ju bëjnë . Po ju a e dini që ky maskara petriti maç vasili ësht nipi i qelbësirës manush mut myftiut . Ai e shkeli me këmb Popullin Shqiptar sa internoi sa familje shkatroi ? E ju votoni ktë qen birqeni e kto medja të pa cip intervistojn ktë fundërrin . Mir ju a bëjn o popull debil se i meritoni kto qelbësira.

    Përgjigju
  • Loni: 30/07/2018 14:54

    Po ngelemi pa gjykata nje hall te kesh me ndonje shtet e hengre .

    Përgjigju
  • Tata: 30/07/2018 14:51

    Je bo gazi i botes o burr pa byth .Ti na jep siklet sa te shohim jo me te ndigjojm o lodra e shpuar e partis mbreterore Skraparlite .Te vjen era perce cjapi o Vasil BIBILINA

    Përgjigju
  • redi: 30/07/2018 14:29

    Drejtesia Vasil po pastrohet ,dhe para saj ju politikanet do kaloni ne veting . Protestoni sa te doni me PD , LSI dhe PS ,erdhi dita te ipni llogari per pasurite qe keni vene ne kurtiz te shqiptareve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)